Lajme

Edhe Kuvendi i Shqipërisë sot mban seancë, interpelancë me Ministren e Shëndetësisë

06/27/2024 09:32
nga:G B

Edhe Kuvendi i Shqipërisë so të mblidhet sot në seancën e radhës parlamentare.

Pika më e nxehtë e ditës pritet të jetë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Deputeti që bëro kërkesën për interpelancë në Kuvend, ishte Tritan Shehu, në lidhje me ligjin e propozuar për surrogacinë.

Por, pritet që i gjithë debati të zhvendoset në shërbimin onkologjik, ku mjekë dhe infermierë dyshohet se janë përfshirë në korrupsion, duke rrezikuar jetët e pacientëve.