Lajme

Edhe Kuçi i quan të panevojshëm zëvendësministrat e Qeverisë Haradinaj

05/15/2018 21:32
nga:M H

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka deklaruar  se Qeveria Haradinaj nuk ka pasur shumë hapësirë që ta tregojë vetën, njofton Gazeta Blic.

Kuçi, ka deklaruar se një Qeveria Haradinaj, nuk ka nevojë për një numër kaq të madh të zëvendësministrave.

“Unë nuk e di se çfarë punë bëjnë gjithë ata zëvendësministra, ka ministri që kanë nevojë fare për zëvendësministrave, po ashtu ka edhe ministri që nuk duhet ekzistuar fare”, deklaroi ai në KTV, raporton “Gazeta Blic”.

I pyetur se pse ai  aktualisht nuk mban asnjë post politik, Kuçi tha se ka pasur nevojë për një pushim.

“Pas tre mandatesh sa kam pasur, kisha nevojë për një pushim, por kam pasur oferta që të jem pjesë e Qeverisë”, tha ai.

Kuçi ka folur edhe për çështje të rëndësishme në vend, siç janë Gjykata Speciale, Asociacioni i Komunave Serbe, etj.

Sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nënkryetari Kuçi tha se kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të mbetet pjesë e çmimit final në raportet Kosovë-Serbi. Ai pohoi se çështja e Asociacionit duhej të kryhej menjëherë pas shkuarjes në Kushtetuese./GazetaBlic./

 

10/01/2018 17:11

Hajredin Kuçi rikthehet në qeveri, i është ofruar ky post?!