Sporti

Edhe klubi i Romës poston reagimin epik të Challandes

09/12/2019 17:20
nga:Lorik J

Reagimi epik i Bernard Challandes pas golit të pestë të Anglisë është bërë viral në rrjetet sociale.

Challandes ishte i nervozuar shumë me golin e fundit të Anglisë në ndeshjen ndaj Kosovës dhe hyri i nervozuar në tunel – por në fund kur pa kamerat ai u rikthye duke buzëqeshur, raporton GazetaBlic.

Ky reagim i tij po bën xhiron e botës dhe tani këtë e ka postuar edhe faqja zyrtare e Romës në gjuhën angleze.

“Ndeshjet ndërkombëtare tani kanë përfunduar”, shkruan faqja e Romës me videon e Challandes.

/GazetaBlic/