Lajme

Edhe kjo bënë vaki në Kosovë – ia regjistrojnë veturën deri në vitin 3500!

09/17/2019 19:01
nga:Natyra

Një person nga Ferizaji duket ta ketë hequr qafe detyrimin e përvitshëm për ta regjistruar automjetin e tij, deri në fund të jetës, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi që një nga qendrat për regjistrim të automjeteve në kuadër të ARC-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ia ka lëshuar librezën për qarkullim të automjetit, me afat deri në vitin 3500.

Siç shihet në dokument, regjistrimi i automjetit është bërë kah fundi i muajit gusht të këtij viti (2019) dhe me normale do të duhej që ky regjistrim të vlente deri kah fundi i gushtit të vitit 2020.

Vetura e cila i takon markës “Daimler Chrysler” që nga gushti mund të konsiderohet si vetura me afatin më të gjatë të regjistrimit, pasi që me një matematikë të thjeshtë i bije që regjistrimi i saj vlen për 1481 vite.

Një lexues i “GazetaBlic” i cili na ka dërguar këtë informacion, në kushte anonimiteti ka treguar se personi A. H. (në emër të të cilit është regjistruar vetura) nuk e ka paraqitur rastin në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në Ferizaj.

Interesant është fakti se si deri më sot askujt nga kjo qendër nuk i ka rënë në sy një lëshim i tillë i cili duket të jetë më tepër teknik.

/ © GazetaBlic /

11/14/2019 13:26

Varhelyi: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet suksesshëm më 2020