Uncategorized

Edhe Jeta Xharra ‘godet’ Arbana Xharrën (FOTO)

05/09/2017 21:29
nga:Gazeta Blic

Gazetarja e njohur, Jeta Xharra, ka reaguar pas aderimit të sotëm të gazetares Arbana Xharra në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka cituar disa fjalë të cilat edhe u thane në konferencën e përbashkët të kryetarit të PDK-së Kardi Veseli dhe gazetarës Arbana Xharra.

“Po, është koha e fytyrës, e tyrpit… por edhe e dinjitetit dhe parimeve!”, ka shkruar gazetarja Jeta Xharra.

Për më tepër, Jeta Xharra, ka komentuar edhe në një reagim të një gazetarit, duke pyetur se: “A ekziston precedent me ndërru mbiemrin nëse aderon në parti?”.

 

 

 

Ndryshe, aderimi i Arbana Xharrës u bë sot, dhe u zyrtarizua gjatë një konference me kryetarin e partisë ku kjo e fundit ka aderuar, Kadri Veselin.