Lajme

Edhe Jakup Krasniqi i ka dy fjalë për Pal Lekajn

03/29/2019 20:07
nga:A. R.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi e ka komentuar deklaratën e Pal Lekajt ndaj ambasadorit të Zvicrës.

Krasniqi i ka quajtur fjalë të thata, ani pse sipas tij është gjë e imët dhe nuk bën që t’i jepet rëndësi.

Sipas Jakup Krasniqit, aty ku ka vepra të mira, ka shumë fjalë të thata.

“Qe tridhjet vjet bëjmë çudira me fjalë!

Kur po i lexoj reagimet e politikajve ndaj një deklarate, sigurisht të gabuar të Pal Lekajt, po habitëm sesa rëndësi i japim fjalës, sa karshillëk i bëjmë gjërave të imta dhe shkojmë deri në anatemim e linqim të njeriut?!

Qe tridhjetë vjetë në historinë tonë kanë filluar të vlerësohën “fjalët e thata patriotike” e jo të bëmat atdhetare! Madje fjalët sikur kanë marrë peshë edhe më shumë se flijimet e shumta për komb e atdhe, për liri e pavarësi?!

Pastaj, që më shumë se 20 vjet, më shumë është folur për fjalën e thënë të UÇK-së në vorrimin e Llaushës sesa të gjitha pushkët tjera të filluara nga 30 dhjetori i vitit 1991! Dhe ajo ditë u bë Dita e parë publike e UÇK-së?! Fjalët i shukatën pushkët!

E sot u folë e u përfol një deklaratë e thënë me fjalë, u folë më shumë sesa për të gjitha gabimet faktike të diplomacisë sonë që kanë ndodhur që një dekadë! E u bë shumë e madhe një fjalë e gabuar e Ministrit të Infrastrukturës. Sesi na përfaqëson Diplomacia dhe sesi përfaqësohet populli ynë në institucione, pak ka rëndësi.

Çka të themi? Por një gjë po dihet: Aty ku mungojnë veprat e mira, ka shumë fjalë të thata. E fjalët e thata janë si suret e gjata.

S’ka dyshim, fjalët duhet të mendohen e peshohën mirë, por fjala e pa menduar mirë është hiq gjë para veprimeve të liga që na ndodhin përditë para syve tanë! Dhe për pasojë i heshtim, siç heshtin varret” shkruan Krasniqi

10/30/2019 08:27

Pal Lekaj e fshehu raportin që do t’ia shpëtonte shtetit 39 milionë euro