Lajme

Edhe Ismet Beqiri ka disa fjalë kryeministrin Haradinaj!

03/14/2018 11:44
nga:D.I

Ismet Beqiri , ish-shef i grupit parlamentar të LDK-së ka demantuar kryeministrin Haradinaj se LDK kishte kundërshtuar që formimi i Ushtrisë së Kosovës të këmbehu me vazhdimin e vendeve të rezervuar për pakicën serbe.

Ai ka thënë se në takimin me ish-ambasadoren e Amerikës, Jacobson , ku kanë qenë të pranishëm edhe Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Jakup Krasniqi, nuk është dhënë një propozim i tillë.

Megjithatë sipas Beqirit, në atë takim kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara edhe për një mandat për pakicën serbe, përveç LDK-së, ka qenë edhe Jakup Krasniqi në cilësinë e kryetarit të Kuvendit .

“Asnjë ofertë në këtë takim që në këmbim të ushtrisë të vazhdohet mandati i vendeve të rezervuara nu ka qenë”, ka thënë Beqiri në Kuvend, transmeton lajmi.net.

Beqiri ka thënë se LDK nuk e ka penguar e as që e pengon formimin e ushtrisë, por do ta ndihmojë atë.

09/19/2018 18:14

Pas takimit me ambasadorët Isa Mustafa tregon qëndrimin e qartë të LDK-së për dialogun