Lajme

Edhe Haxhi Avdylit i “vjen dita” të tallet: Më vjen keq për PSD-në që ishin arrestuar e tërë partia, 4 persona

05/08/2021 00:18
nga:Gazeta Blic

Deputeti nga lista ‘Guxo’, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka ironizuar me numrin e anëtarëve të PSD’së.

Këtë e ka bërë teksa ka komentuar aksionin e tyre simbolik në objektin e Kuvendit të Kosovës, tek emisioni ‘dPt te Fidani’ në T7.

“Më vjen keq për PSD’në që janë arrestuar krejt partia, 4 persona”, ka thënë ai.

Tutje, Avdyli ka thënë se ata po tentojnë ta kopjojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por që nuk po ia dalin.

“Ata po mundohen me e imitu Albin Kurtin, por nuk po i bijnë ato tesha. PSD po mundohet me e imitu një Vetëvendosje të kalume, por nuk po i bijnë këto tesha. Ata janë duke u mundu me mbijetu, por i ka kuptu populli, kur u ndajtën”, ka thënë ai.