Uncategorized

Edhe gjermanët transportojnë bomba të pashpërthyera pa paralajmërim?

02/16/2017 12:29
nga:A. R.

Një bombë e pashpërthyer e Luftës II Botërore u transportua përgjatë pothuajse gjithë territorit gjerman, përpara se të zbulohej në një fabrikë riciklimi, njoftoi sot policia gjermane.

”Bomba, e gjatë një metër dhe me peshë rreth 150 kilogramë, u transportua nga qyteti perëndimor i Këlnit në shtetin lindor të Saksonisë, e fshehur në një pirg dheu”, tha policia pa dhënë detaje.

Ndërkohë, një ekip çaktivizimi bombash u thirr për të neutralizuar bombën dhe rreth 600 persona u evakuan nga shtëpitë e tyre.

Bomba apo municione të pashpërthyera janë të zakonshme në Gjermani, edhe 70 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

04/01/2019 10:46

Haradinaj pas takimit me deputetët gjermanë: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave