Lajme

Edhe dy të dyshuar me koronavirus në Kosovë

03/16/2020 23:53
nga:Gazeta Blic

Dy raste të reja janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti.

Bëhet fjalë për një çift nga komuna e Deçanit që kishin ardhur para katër ditësh nga Franca.

Sipas Ahmetit një femër 23 vjeçare ka ardhur me simptoma më të theksuar si: Kollë, ethe, temperaturë.

Kurse bashkëshorti i saj nuk ka pasur simptoma.

Atyre u janë marrë mostrat dhe do të testohen për të parë nëse rezultojnë me koronavirus.

Shkencëtarët tregojnë sa kohë qëndron koronavirusi në trupin tonë dhe a mund të infektohemi sërish

06/29/2020 10:55

Shkencëtarët: Këto kafshë do na ndihmojnë t’i japim fund koronavirusit