Showtime

Edhe Dua Lipa pjesë e “Sanremo 2020”

01/15/2020 08:19
nga:N S

Është konfirmuar se edhe Dua Lipa do të jetë në edicionin e sivjetmë të festivalit “Sanremo”.

Gjatë ditës së djeshme u bënë të ditur disa prej emrave pjesëmarrës në festivalin e Sanremos.

Mes tyre ishte edhe prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila do të prezantojë në të njëjtën skenë me Monica Belluci, Georgina Rodriguez, e shumë të tjera.

Por, përveç saj, mediet italiane njoftojnë se pjesëmarrëse do të jetë edhe Dua Lipa, e cila do të performojë si e ftuar speciale.

Dua pritet të performojë më 7 shkurt në teatrin Ariston në Sanremo.

Festivali i Sanremos do të mbahet nga 4 deri më 8 shkurt, ndërsa kësaj radhe si asnjëherë më parë prezenca e shqiptarëve bën të gjithë krenarë.

11/07/2020 16:57

“Fever” nga Dua Lipa, arrin 3 milionë klikime brenda 24 orëve