Lajme

Edhe Driton Selmanj i LDK-së ka disa fjalë për përçarjen në VV!

01/11/2018 21:37
nga:D.I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Selmanaj në rtv Dukagjini ka thënë ka qenë e pritshme përçarja në VV sepse nuk mund që vlera të ndryshme të bashkëjetojnë gjatë.

Sipas tij VV po del ta ketë fatin e njëjtë sikur LDK-ja në vitin 93-94.

“Lëvizja Vetëvendosje pothuajse provojë me funksionin sikur LDK në vitet e 90-ta ku çdo kush e gjente vetën aty edhe liberalët edhe kapitalistet edhe neoliberalet edhe marksistat edhe të majtët e kështu me radhë”, ka deklaruar ai, raporton Gazeta Blic.

“Është problem që në një parti politike të bashkë rrugëtojnë të gjitha këto vlera vjen një moment dhe kur rrëzohet këto”, tha ai.

“LDK-së i ndodhi në vitin 93-94 sa e di unë kur një grup ish të burgosëve politik doli nga kryesia dhe krijuan parti të tjera politike sepse nuk arritën të bashkëjetojnë me LDK dhe me frymën e saj e konceptin. Po duket se fati i njëjtë po i ndodh edhe Vetëvendosjes”, ka thënë Selmanaj, raporton Gazeta Blic.

04/25/2018 08:17

PDK-ja kundër tryezës së thirrur nga LDK-ja