Lajme

Edhe Driton Selmanaj i reagon ashpër kryeministrit Haradinaj

03/14/2018 12:50
nga:M H

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është përgjigjur ndaj kryeministrit, Ramush Haradinajt, për akuzat e është partia e Isa Mustafës që ka penguar themelimin e Ushtrisë së Kosovës vite më parë.

Ai ka thënë se në atë kohë, LDK, ka pasur 28 deputetë dhe pjesa tjetër e parlamentit kanë qenë 92, që sipas tij kanë qenë të mjaftueshme për të kaluar votimin për formimin e ushtrisë, njofton Klan Kosova.

Selmanaj ka thënë se Qeveria Haradinaj, është qeveri e tërheqjeve taktike.

“Në fillim na thonin se kryeministri është njeri i zoti, vullnetmirë dhe sot po thonë, është i sinqertë, edhe kur gabon po heq dorë, por flasim për kryeministrin e  endit. Të sinqertë mund të jenë 1 milion por nuk mund të jenë burrështetas”.

“Qeveria aktuale më e dëmshmja dhe e paparashikueshme që nga paslufta. Ideja e dhjetorit për rrëzimin e qeverisë, u tregua se qoftë ditë qoftë natën mund të vihet në pikëpyetje çdo e arritur nga kjo qeveri”, ka thënë Selmanaj.

“Kjo qeveri në planin e brendshëm, është qeverisje e demoluar, pa asnjë plan. Me një fjalë, Qeveri improvizuese, eksperimentuese”.

09/06/2018 12:07

Selmanaj: Po ta kishim shumicën sot, kësaj qeverie nuk ja kishim falë dakikin