Lajme

Edhe Britania e dënon vendimin e Trumpit për Jerusalemin

12/06/2017 23:10
nga:F.B

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, i është bashkuar zërave kundërshtues ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Ne nuk pajtohemi me vendimin e SHBA për të zhvendosur ambasadën e saj në Jerusalem dhe për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit, përpara një marrëveshjeje për statusin përfundimtar”, ka thënë May, nëpërmjet një zëdhënësi.

Sipas May, vendimi i Trumpit është i dëmshëm përkitazi me perspektivat për paqe në rajon.

12/14/2017 22:38

May e zhgënjyer nga votimi i Parlamentit, ja çka premton