Lajme

Edhe Apostolova reagon për përjashtimin e AKA-së

03/01/2018 18:55
nga:A. R.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm me Ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është diskutuar edhe për çështjen e përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Europian për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë.

Pavarësisht se MASHT nuk ka konfirmuar të jetë diskutuar kjo temë, Apostolova përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter, ka thënë se është e shqetësuar në lidhje me përjashtimin e AKA-së nga EQAR.

”Kam shprehur shqetësimin për përjashtimin e fundit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga @eqar_he. Kjo është një pengesë në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Ne kemi nevojë të sigurojmë siguri për pavarësinë e AKA- përmes ligjit të ri për HE 2/2

11/04/2019 15:50

Studentët e Fakultetit të Edukimit paralajmërojnë protesta para MASHT dhe Rektoratit të UP