Lajme

Edhe Albulena Haxhiu ‘zbut’ qëndrimet ndaj Hashim Thaçit, thotë se në Mynih duhet qëndrim politik i unifikuar

02/13/2020 14:18
nga:Y I

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se pavarësisht se mund të ketë mospajtime mes partive politike, përballë shtetit të Serbisë duhet të ketë një qëndrim unik.

Sipas saj, kur është çështja tek interesi nacional, kuvendi e qeveria duhet të kenë konsensus të gjerë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të një letre zyrtare ka ftuar sot në takimin presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

Mirëpo ky i fundit ka njoftuar se tanimë veç ka udhëtuar për në Munih.

Albulena Haxhiu për KP, thotë se mund të ketë mospajtime mes partive politike, megjithatë sipas saj, përballë Serbisë duhet të ketë një qëndrim.

Edhe të mos ishte ky aktgjykim, kur bëhet fjalë për raste të tilla, Haxhiu thotë se do të duhej konsensus i gjerë, qoftë i kuvendit por edhe i qeverisë.

Në këtë konferencë pjesëmarrës do të jetë edhe i dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Konferenca do të mbahet nga data 14 shkurt deri më datën 16 shkurt, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve më të fuqishme evropiane.