Sporti

Eden Hazard tregon se çfarë i mungon Manchester Cityt

12/07/2018 08:35
nga:M K

Nesër me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze.

Chelsea e pret kryesuesin e Premier Ligës, Manchester City, ku synimi i vetëm është fitorja dhe zbutja e diferencës së pikëve, shkruan GazetaBlic.

Në vigjilie të këtij derbi ka folur edhe fantazisti belg i londinezëve, Eden Hazard, i cili ka treguar se çka i mungon kampionve aktual anglez:

“Ata kanë një skuadër të mirë ekipore ku përqendrohen shumë te krahët. Mirëpo ata nuk e kanë vetëm një gjë. Nuk kanë një lojtar si unë”, tha përfaqësuesi nga Beneluksi.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e së Shtunës, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual nga ky duel dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/

12/15/2018 21:27

“Ikanakët janë shitur aq shumë dhe aq keq!”