Sporti

Eden Hazard sinjalizon pozitivisht në lidhje me rikthimin e tij të Chelsea

12/14/2019 21:45
nga:Mergim Rreci

Eden Hazard premtoi që do të kthehet në Chelsea pasi të ketë mbaruar aventurën e tij në Real Madrid.

Hazard, i cili ishte një lojtar shumë i preferuar në Stamford Bridge, u largua për në Spanjë gjatë verës në një transferim prej 83.5 milion £.

28-vjeçari nuk ka pasur një fillim plotësisht të suksesshëm në Madrid nën urdhërat e Zinedine Zidane, ku ka shënuar vetëm një gol në 13 paraqitje.

Ndërsa takoi tifozin e Chelsea Frank Khalid në terrenin e stërvitjes të Real Madrid, Hazard tha se do të kthehet në klubin e Chelseas, transmeton Gazeta Blic.

I pyetur se a i mungon Chelsea, Hazard u përgjigj: “Kur të mbaroj këtu do të kthehem”.

Kjo është një shenjë pozitive për fansat e Chelseas të cilët e kishin shumë të adhuruar belgun Hazard.