• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

E zbulon Lutfi Haziri, ideja për bashkimin e Luginës është ide ‘e pastër’ e shteteve të QUINT-it

03/08/2019 22:57
nga:FL.B

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që njëherësh mbanë edhe pozitën e të parit të Gjilanit, Lutfi Haziri ka zbuluar se ideja për bashkimin e Luginës me Kosovën është, siç e quan ai, ide ‘pure’ e shteteve të QUINT-it, shkruan GazetaBlic.

Ai në emisonin ‘BlicInterview me Astrit Gashin” që po transmetohet në KlanKosova, ka folur rreth asaj se shumëkush idenë e bashkimit të Luginës po e quan si ide ruso-serbe e për të cilën Haziri thotë se nuk qëndron fare.

Sipas tij, në Kosovë është rend se kur do me e mbytë një proces, me e vesh atë me petkun serbo-rus.

“Ja në asnjë mënyrë. Në Kosovë është rend se kur do me e mbytë një proces me e vesh me petkun serbo-rus, me kamuflu me çarqet serbo-ruse. Nuk ka të bëjë bëjë. Kjo është ide ‘pure’ (shqip: plotësisht e pastër) e shteteve partnere të Kosovës.”

“Është e grupit të QUNIT-it, ku Federata Ruse më nuk merr pjesë në të ashtuquajturën grupi i kontaktit siç ka qenë rasti edhe në Rambuje dhe në Procesin e Vjenës. Kështu që ka të bëjë Republika e jonë karshi pesë shteteve që janë partnere të Kosovës.” – ka thënë Haziri.

/ © GazetaBlic /

03/14/2019 15:21

LDK në maj vendos për zgjedhje, këta janë 6 emrat që po përfolen si kandidat për kryetar!