Lajme

E “zbulon” Baton Haxhiu: Javës tjetër formohet Qeveria e re, pa Vetëvendosjen e PDK-në

04/09/2020 22:05
nga:Gazeta Blic

Gazetari Baton Haxhiu ka theksuar se shumë shpejt vendi do ta ketë Qeverinë e re, raporton Gazeta Blic.

Ai në një intervistë në T7, ka theksuar se javës tjetër mund ta kemi qeverinë e re.

“Javën tjetër presidenti do t’ia jap partisë së dytë mandatarin për formimin e Qeverisë. Vetëvendosje dhe PDK do të mbesin në opozitë”, ka theksuar Haxhiu, raporton Gazeta Blic.

Sipas Haxhiut nëse brenda 15 ditësh Vetëvendosje nuk kthen përgjigje për mandatarin, atëherë presidenti të drejtën e mabdatarit do t’i jap LDK-së.

Sipas tij, nëse partia tjetër brenda 10 ditësh nuk e formon qeverinë, atëherë brenda 45 ditësh vendi shkon në zgjedhje të reja.

Ndryshe, Kurti sot tha se pas pandemisë vendi shkon në zgjedhje, duke thënë se nuk mund të formohet qeveri e re.

Albin Kurti: Partitë nuk ishin kundër zgjedhjeve, presidenti nxori planin për qeverinë gjithëpërfshirëse

05/27/2020 22:12

Thaçi me akuza të rënda: Kurti përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit, familjarët e Albulena Haxhiut u kapën me laborator të drogës