Sporti

E zbulon agjenti, Coutinho preferon rikthimin në Premier League

04/11/2020 21:40
nga:M K

Ende është në dyshim e ardhmja e yllit të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Braziliani do të rikthehet pas dy vitesh në “Camp Nou”, pasi i përfundon huazimi në Bayern, përcjell GazetaBlic.

Kësisoj, me mos-blerjen nga Bayerni i Mynihut, Barcelonës i mbetet tani në duar që të vendos të ardhmen e tij, e që duket se është shitja e tij.

Ka qenë agjenti i tij, Kia Joorabchian, që ka deklaruar se Coutinho preferon rikthimin në Premier League.

PSG, Chelsea dhe Tottenhem janë tre nga skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e fantazistit.

27 vjeçari që prej kalimit nga Anglia në Spanjë, nuk ka arritur të tregojë aftësitë e tij, duke mos u përshtatur fare në ekipin e Barcelonës.

/GazetaBlic/

08/05/2020 23:35

Coutinho afër Arsenalit