Një veprim skandaloz ka ndodhur në Kongresin e UEFA-s që po mbahet në Beograd.
Federata e Serbisë e ka larguar flamurin e Kosovës, duke mos e shfaqur në mesin e shteteve të tjera, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht që Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, Federata e Serbisë nuk e ka respektuar këtë gjë, madje siç duket edhe më pëlqimin e UEFA-s.
‘GazetaBlic Sport’ ka kontaktuar UEFA-n nëpërmjet një emaili, duke kërkuar se pse ka ndodhur kjo gjë dhe pse janë shkelur të drejtat themelore të një anëtari të saj, që në këtë rast është shteti ynë.
Momentalisht, Kosova po përfaqësohet vetëm me logon e Federatës së Futbollit të Kosovës.
/GazetaBlic Sport/