Sporti

E turpshme: Sigurimi i ndeshjes ia vodhi tifozit të veçantë dhuratën që Muriç ia la pas ndeshjes me Anglinë

11/20/2019 14:38
nga:M K

T’ia vjedhësh dhuratën një tifozi të veçantë, kjo ndodhë vetëm te ne.

Mund të tingëllojë e ashpër e banale, por s’mund të quhet ndryshe ajo që i ndodhi tifozit të veçantë të futbollit kosovar e të skuadrës kombëtare, Avdullah Berishës – Evit.

Pas ndeshjes ndaj Anglisë, portieri Arijanet Muriç ia la këpucët e tij si dhuratë Evit.

Portieri ia dha ato njërit prej personave të sigurimit të ndeshjes, me porosinë për t’ia dhënë ato Evit, i cili po i priste.

Megjithatë, këpucët sikur i pëlqyen sigurimit, i cili i mbajti ato për vete dhe nuk ia dha fare Evit.

Tifozi i veçantë ka rrëfyer për gazetën atë që i ndodhi, duke mbetur tejmase i zhgënjyer.

“Muriç më pyeti nëse i mora këpucët sportive, pasi që atë dhuratë ia dha sigurimit të ndeshjes për të ma përcjellur mua. Megjithatë, sigurimi i ka mbajtur ato për vete dhe nuk m’i dha. Sigurisht që jam shumë i zhgënjyer”, deklaroi ai për Gazetën Olle.

Evi ka dërguar në adresë të gazetës edhe bashkëbisedimin me Aron në rrjetin social Instagram. Ai gjithsesi e ka falënderuar gardianin që luan në Angli, për dhuratën ani pse nuk e ka marrë atë.

Avdullah Berisha është një prej tifozëve më të veçantë të futbollit kosovar. Ai nuk mungon pothuajse asnjëherë në ndeshjet e Dritës në shtëpi dhe ato të Kosovës në “Fadil Vokrri”

Tifozi gjilanas tani po respektohet shumë edhe nga futbollistët e Kosovës. Ata shumë shpesh ndalen për të bërë një foto me të pas ndeshjeve.

09/25/2020 16:33

Lajm fantastik për kombëtaren e Kosovës