Lajme

E tmerrshme: Nënat u shesin pedofilëve fëmijët e tyre 5 vjeç për përfitime personale (Foto)

08/24/2017 15:06
nga:A. R.

Një dokumentar tronditës i prezantuar në BBC, ka zbuluar disa gra që shesin fëmijët e tyre pesë vjeç te pedofilët, për përfitime personale të tyre.

Stacey Dooley, një gazetare hulumtuese nga Londra udhëtoi në Filipine për të filmuar dokumentarin “Mums Selling Kids For Money”. Në skenat tronditëse të dokumentarit, shihen dy gra duke pranuar para në këmbim të fëmijëve të tyre, transmeton gazetametro.net

Dooley ka paraqitur edhe arrestimin e dy motrave që po i shesin fëmijët e tyre për seks, dhe përfitime personale. Këto dy motra pasi janë arrestuar falë hulumtimit të bërë nga kjo gazetare kanë pranuar të flasin për të.

Stacey është duke vëzhguar një operacion të goditjes ku gratë shkëmbejnë fëmijët e tyre me para për dikë që besojnë është një pedofil, por në të vërtetë ai është një agjent i fshehur për t’i kapur ato nga oficerë të fshehtë të hetimit të Sigurisë Kombëtare. Në dokumentarin e saj të fundit për “BBC Tre”, Stacey gjithashtu takoi femra që abuzojnë seksualisht me fëmijët e tyre në webcams.

Mësohet se këto gra që shfrytëzojnë fëmijët e tyre u kanë shitur pedofilëve nga Amerika dhe Britania e Madhe. Hulumtimi i Stacey ka kohë që është duke u zhvilluar deri sa kanë arritur në gjurmë të sakta. Ajo ka 10 vjet që bënë dokumentarë për BBC-në duke punuar me agjentë shumë të suksesshëm si agjenti Mike dhe duke arritur falë saj të identifikohen fajtorët si në rastin e lartcekur.

Mike ka kontaktuar me gratë duke krijuar një person të rremë, dhe për të mbledhur provat që i duhen, ai i pyeti gratë se çfarë do t’u lejonin t’u bënin fëmijëve të tyre, dhe ato pohuan se mund të bënin gjithçka me ta vetëm të jenë të saktë në punën e parave.

“Ato pranojnë gjithçka, paratë janë në rend të parë. Unë kam biseduar me dy motra to online, dhe jemi takuar në një vilë në një fshat për t’i këmbyer fëmijët e tyre. Ishte gjithçka OK përderisa unë ua tregova paratë dhe ato më siguruan se vajzat e tyre mund të bëjnë seks dhe t’u binden urdhërave”, është shprehur i tmerruar agjenti Mike.

 

Stacey mëson se pedofilët, kryesisht nga Britania e Madhe dhe SHBA, shfrytëzojnë mijëra njerëz për kërkesat e shëmtuara të tyre, dhe trafikimit mes vete që bëjnë me këta fëmijë të shitur nga nënat.

“Është e tmerrshme, ata shkëmbejnë fëmijë mes vete duke plotësuar nevojat e secilit. Fëmijë këta të dhënë nga nënat e tyr”, ka thënë Stacey.

Gratë e arrestuara, të dy motrave u është dhënë dënim më burg të përjetshëm, dhe fëmijët e tyre janë duke u shëruar në një nga qendrat e rehabilitimit në Filipine.

03/14/2019 20:43

Iu zunë 500 kilogram mish i skaduar, Super Viva nuk e pranojnë fajin