Lajme

E thotë Vuçiq: Pati bisedime të shkëlqyera në SHBA

03/04/2020 00:00
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, e ka vlerësuar lart vizitën në SHBA dhe pritjen që i është bërë atje.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se ka pasur biseda të shkëlqyeshme. Nuk ka përmendur takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Përfundova një vizitë dy-ditore në Uashington DC me bisedime të shkëlqyera në Shtëpinë e Bardhë, me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert C. O’Brien, Këshilltarin Special të Presidentit të SHBA-së, Kared Kushner dhe me të Dërguarin Special për dialogun Beograd – Prishtinë, Richard Grenell”, ka shkruar Vuçiq në faqen e Richard Grenellit në Twitter.

04/03/2020 13:22

Miroslav Lajçak: Kush është ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi?