Lajme

E thotë vetë Agim Bahtiri: Po, të premten i bashkohem Vetëvendosjes

08/21/2019 22:47
nga:Y I

Kryetari i Mitrovicës Agim bahtiri ka konfirmuar për Gazeta BLIC se ditën e premtë do t’i bashkohet lëvizjes Vetëvendosje.

Ashtu siç u raportua pak më parë nga Gazeta BLIC, u zyrtarizua nga numri një i Mitrovicës Jugore përmes telefonit.

“Po është e vërtetë. Jo të hënën, por të premtën. Së bashku me anëtarët tjerë”, përfundoi ai.

Bahtiri pritet që Vetëvendosjes, t’i bashkohet me 600 anëtarë.

Ndërkaq nga AKR po thonë që nuk kanë informata.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli ka thënë se deri tani nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me aderimin e Bahtirit në Vetëvendosje.

“Nuk kemi asnjë informtarë për aderimin e Agim Bahtirit. Kështu që zyrtarisht nuk kemi asnjë informatë, normal se njeriu duhet të lajmëroj në parti për çdo lëvizje të mundshme, nëse është e vërtetë atëherë është nonsense, absurd. Çdo opsion është në tavolinë, nëse ne kemi vendosë me shku në koalicion me VV-në, atëherë çdo gjë qitet në tavolinë shqyrtohet me strukturat e partisë dhe kado që shkon shumica shkon edhe parkica. Kështu e ka demokracia. Kemi nevojë me pasë kulturë të paraqitjes e të fushatës duhet me ju përshtat evropës. Të dalim nga ajo faza e kanunit, folklorit e odave një herë e përgjithmonë të mësohemi të respektojmë rregullat e demokrcisë”, përfundon Makolli.

Agim Bahtiri pritet ta zyrtarizoj kalimin në Vetëvendosje

11/06/2019 23:50

Bahtiri: Isa Mustafa nuk bën të bëhet president