Cool

E thotë shkenca: Të nisësh punën para orës 10 është si një torturë e vërtetë!

05/13/2020 12:48
nga:L I

Nëse nuk ndjeheni gati të zgjoheni herët, ka një arsye!

Vetëm 7 ditë me më pak se 6 orë gjumë në një natë mund të çojnë në mbi 700 ndryshime në mënyrën e funksionimit të gjeneve tona, sipas Universitetit të Surrey.

Për të mos përmendur ndikimin e tij në performancën tonë, kujtesën, përqendrimin dhe pasojat që mund të paraqesin, duke përfshirë zemërimin, impulsivitetin, shtimin e peshës, presionin e lartë të gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Trupat dhe kuletat tona do të na falënderojnë për fillimin e punës pas orës 10 të mëngjesit. Sipas hulumtimeve të bëra nga Dr. Paul Kelley në Universitetin e Oksfordit, fillimi i punës ose shkollës pas orës 10 të mëngjesit mund të jetë ndryshimi thelbësor që u duhen organeve tona. Rivendosja me orët e brendshme të trupit tonë mund të na kursejë jo vetëm energjinë dhe qelizat nervore, por edhe qindra apo edhe mijëra dollarë që përfundojmë t’i shpenzojmë për vizitat në spital.