Lajme

E thotë Sami Lushtaku: Thaçi nesër me u kthy në PDK i fiton zgjedhjet sepse është ‘lojtarë’ i mirë

01/22/2020 00:46
nga:Gazeta Blic

Njëri nga njerëzit më me ndikim në Partinë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ende beson në ish- shefin e dikurshëm- Hashim Thaçin

Ish- kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka theksuar se Hashim Thaçi, është njeriu i vetëm i cili mund t’ia kthej fitoren e Partisë Demokratike të Kosobës.

Kështu ka deklaruar ai në intervistën ‘Saktë’, ku ndër të tjera nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe Hashim Thaçi të ftohet nga ana e Gjykatës Speciale.

Lushtaku është i bindur se Hashim Thaçi nesër po ti kthehet PDK-së i fiton serish zgjedhjet sepse është lojëtar i mirë.

“Thaçi nesër me u kthye në PDK i fiton zgjedhjet sepse është lojtarë i mirë”, tha Lushtaku derisa ishte duke folur se ndaj kujt ka inat Vetëvendosje e që sipas tij ka inat me Thaçin e jo me partinë.

Ndryshe, PDK në zgjedhjet e fundit doli partia e tretë, me 23 deputet, duke u renditur pas VV-së e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat morën 29, gjegjësisht 28 deputet.

Hashim Thaçi e jep “lajmin” nga Davosi: Albin Kurti do ta formojë qeverinë shumë shpejt, do të bashkëpunojmë për Kosovën

02/20/2020 12:30

Thaçi: Selman Vojvoda ra heroikisht në istikamet paqësore kundër policisë dhe ushtrisë serbe