Lajme

E thotë Rexhep Selimi: Bukoshi i kërkoi bashkëpunim UÇK-së kundër Ibrahim Rugovës

08/20/2019 22:13
nga:Y I

Rexhep Selimi ka folur  për raportet në mes të Adem Jasharit e Hashim Thaçit, ku tha se në gjashtë vitet e fundit të jetës së Adem Jasharit ai nuk ka folur fare me Thaçin.

E një deklaratë tjetër e padëgjuar deri më tani është se Bujar Bukoshi ka kërkuar nga UÇK’ja bashkëpunim kundër Ibrahim Rugovës

Selimi ka folur edhe për raportet në mes të Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit, ku tha se nuk kanë qenë fort të mira.

“Shumë më i keq ka qenë raporti në mes Bukoshit dhe Rugovës sesa i këtyre dyve me UÇK’në. Bukoshi ka kërkuar prej nesh njëfarë bashkëveprimi kundër Rugovës. Mënyra ka qenë jo fort etike”, ka thënë Selimi duke mos dashur të flas më shumë rreth kësaj teme.