Lajme

E thotë Ramush Haradinaj: Jemi opozitë – s’votojmë ndonjë qeveri këtë të hënë

01/31/2020 11:31
nga:Gazeta Blic

Kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar edhe njëherë se partia e tij nuk do ta votojë qeverinë e Albin Kurtit në seancën e të hënës.

“Është caktuar seanca për shkak se kryhet edhe afati kohor, sepse data 3 shkurt është dita e fundit kur do të mund të mbahej seanca për votimin e qeverisë”.

“AAK nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk voton ndonjë qeveri këtë të hënë. Ne jemi opozitë dhe nuk e votojmë qeverinë”.

Ai ka thënë se nuk e di nëse do të ketë një qeveri të pakicës, prandaj nuk mund të komentojë se a do të jetë funksionale ose jo.

Thaçi flet për seancën e 3 shkurtit: Kosovës i duhet qeveri stabile dhe efikase

03/31/2020 09:08

​Haradinaj: Jemi gëzuar kur e kemi rrëzuar Kurtin nga Qeveria!