Lajme

E thotë Ramush Haradinaj: Ja kush po vonon formimin e institucioneve

12/21/2019 15:33
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke e vonuar krijimin e institucioneve, për çka shtoi se nuk e kupton pse fituesi nuk e krijon qeverinë.

Ai tha se është mirë që institucionet të krijohen sa më shpejt, pasi sipas tij, vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime jo të arsyeshme, emërime jo të duhura dhe probleme të tjera. E për këto, Haradinaj shtoi se fituesi i zgjedhjeve nuk po lodhet.

“Kosova e ka rrugën e vet jo të lehtë, jemi të sfiduar si vend, është mirë t’i ndërtojmë institucionet tona sa më shpejt dhe t’iu kthehemi temave qeverisëse, ashtu siç u tha nga Ambasada e Amerikës një ditë më herët. Vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime, ta zëmë jo të arsyeshme, emërime jo të duhura, probleme të tjera. Tani fituesi i zgjedhjeve hetohet që nuk lodhet për këto, pra e vonon krijimin e institucioneve. Nuk e kuptoj mandatarin ose fituesin pse nuk e krijon qeverinë”, tha ai.

I pyetur se nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të krijojë koalicionin qeverisës me LDK-në, a do të pranonte një ftesë për të qenë pjesë e qeverisë, Haradinaj tha se janë parti opozitare.

“Ne jemi parti opozitare, nuk kemi kauzë pjesëmarrjen në një qeverisje të z.Kurti, një qeverisje të lajmëruar prej tyre, e respektojmë vendimin e sovranit, kush ka fituar, presim prej atyre t’i marrin përgjegjësitë. Pra, mos ta vonojnë formimin e qeverisë. Nuk bie përgjegjësia e njëjtë mbi të dytin, mbi të tretin, pas zgjedhjeve, zakonisht në sistemin tonë parlamentar i pari e mbanë përgjegjësinë. Ai që i ka fituar zgjedhjet ai është përgjegjës me krijua institucionet”, u shpreh ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme përsëri janë takuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa por sërish nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje./ksp/

02/15/2020 15:34

E thotë Vuçiq: Në Mynih zbulova që Haradinaj nuk e vendosi i vetëm taksën, kishte ndërkombëtarë prapa