Sporti

E thotë Pochettino – Eriksen është i lumtur në Tottenham

09/12/2019 17:57
nga:Ideal

Menaxheri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka pohuar se mesfushori Christian Eriksen është i lumtur tek ‘gjelat’.

Danezi është lidhur me një largim nga klubi, por asnjë ofertë zyrtare nuk ka arritur për të gjatë afatit kalimtar të verës, përcjellë GazetaBlic.

Ndërsa Pochettino foli për media, pasi pohoi se Eriksen është i lumtur që luan në klubin e ‘gjelave’, pavarësisht se pranoi hapur se do të dëshironte të kishte një sfidë të re.

“Ai ka qenë gjithmonë i lumtur këtu,”tha Pochettino.

“Sigurisht, të gjithë kanë qëllimet dhe dëshirat e tyre, por unë ju thashë para ndeshjes me Arsenalin se ai ishte në mendjen e duhur. Prandaj e zgjodha.

“Eriksen është një lojtar kaq i rëndësishëm për ne dhe e vlerësojmë shumë. Më duket i lumtur”​​, përfundoi tekniku.

/GazetaBlic/