Lajme

E thotë Nasim Haradinaj: Armend Zemaj e di kush e ka vrarë Tahir Zemajn

02/26/2020 00:43
nga:Gazeta Blic

Nasim Haradinaj ka thënë se beson që deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e di se kush e ka vrarë Tahir Zemajn.

“I kanë treguar organet e KFOR-it atij”, ka thënë ai, duke shtuar se vetë nuk e di emrin dhe mbiemrin e vrasësit.

Duke folur më herët rreth Tahir Zemajt, Haradinaj ka thënë se ai ka qenë komandant zone i UÇK-së, ai është i shpallur hero.

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së, ka thënë se pas vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, nuk kanë ndodhur më vrasje politike.

“Asnjë vrasje politike nuk ndodhi pas vdekjes së Ibrahim Rugovës”, tha Nasim Haradinaj në Interaktiv të KTV-së.

“Kjo është interesante”, deklaroi ai, ndonëse nuk deshi ta elaborojë këtë.

“Janë ngritur aktakuzat e para nga Specialja – 250 ftesa janë dërguar deri tani”

01/06/2020 14:48

Zemaj: Videomesazhet nuk janë befasi nga Vetëvendosja