Lajme

E thotë Mimoza Kusari- Lila: Këto janë arsyet pse nuk po arrihet koalicioni VV-LDK

01/20/2020 23:22
nga:Gazeta Blic

Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se LDK nuk ka bërë përpjekje për të arritur marrëveshje me VV’në.

“Duhet dy veta për të bërë tango. Dhe duhet dy palë për marrëveshje”, ka thënë Kusari.

“Kërkesat e LDK’së ndonjëherë kanë qenë të pakapërcyeshme. Në një formë apo tjetër kanë qenë të vështira. Njëherë me presidentin dhe tani me kryeparlamentarin”

“Janë disa momente që tregojnë se ata thuajse nuk e deshtën ndryshimin. Nuk dua të paragjykoj”, ka shtuar ajo.

LDK dhe VV janë në negociata për të arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës që prej se u mbajtën zgjedhjet me 6 tetor të vitit të kaluar.

Takimet e grupeve punuese përfunduan me sukses dhe programi qeverisës u përafrua, por problemet lindën me ndarje e posteve.

Deputeti i LDK-së: Marrëveshja ishte gati për t’u arritur, Kurti e pengoi me kandidimin e Konjufcës

03/18/2020 14:28

Lajmërohet Haki Abazi: Albin Kurti s’mund ta kursente Agim Veliun, jemi gati edhe për zgjedhje