Lajme

E thotë Lutfi Haziri: Kjo është “formula” përfundimtare për koalicionin me Vetëvendosjen

01/26/2020 17:38
nga:B. D

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ndarja e drejtë e pushtetit dhe e balancuar, që VV të jetë udhëheqëse e Qeverisë, e LDK e Parlamentit, do të bënte që të kishte edhe më shumë fuqi koalicioni VV-LDK, shkruan GazetaBlic.

Haziri ka thënë se agjenda politike është shumë e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar dhe opozitës së organizuar për Qeverinë e Re.

Andaj, ai ka kërkuar që të kihet edhe pak durim pasi që sipas tij konsultimet e brendshme mundësojnë që të largohet çdo pengesë dhe çdo bombë e kurdisur ndaj këtij mandati.

Shkrimi i tij i plotë:

Një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV’në udhëheqëse të Qeverisë e LDK’në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.

Do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.

E kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK’së dhe vetëm përmes LDK’së. Partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë.

Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë.

Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+.

Një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV’në…

Publiée par Lutfi Haziri sur Dimanche 26 janvier 2020

03/29/2020 13:34

Haziri viziton Klinikën Infektive: S’ka asnjë rast të dyshimtë me Covid-19