Lajme

E thotë Hashim Thaçi: SHBA këmbëngulës që marrëveshja finale me Serbinë të ndodhë këtë vit

02/13/2020 23:16
nga:Gazeta Blic

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se takimi që pati sonte me ambasadorin Richard Grenell në Munih, është rikonfirmim i zotimit të SHBA-ve, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë të arrihet gjatë këtij viti.

Në Zonën e Debatit të Klan Kosovës, Presidenti Thaçi u shpreh se kjo po ndodh me këmbëngulje për hapjen e një perspektive të re për qytetarët e Kosovës.

”Ka qenë takim produktiv me një rikonfirmim të zotimit të SHBA-ve dhe presidentit Trump, por edhe Sekretarit Pompeo dhe rolit udhëheqës në këtë proces ndërmjet Kosovës e Serbisë, Ambasadorit Grenell që procesi të shtyhet përpara”.

”Dhe të punohet këmbëngulësisht që të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës e Serbisë gjatë këtij viti, që do të përmbyllej me njohje reciproke”.

”Si rezultat do të hapej përspektivë e sigurt për shtetin e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Kombeve të Bashkuara”.

”Dialogu nuk ka alternativë, me arritjen e kësaj marrëveshjeje do të ketë një perspektivë e sigurt zhvillimore dhe një perspektivë cfare e duan qytetarët e Kosovës”.

https://www.youtube.com/watch?v=PH6MWV3Avbs

LAJMI I FUNDIT: Nesër nënshkruhet marrëveshja për linjën hekurudhore Prishtinë – Beograd

04/03/2020 13:22

Miroslav Lajçak: Kush është ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi?