Lajme

E thotë Fatmir Limaj: Po, para disa ditësh jam takuar me Isa Mustafën, ja çka kemi biseduar

11/25/2019 21:21
nga:Gazeta Blic

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj ka theksuar se e ka takuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Po, jam takuar para disa ditësh. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Mustafën”, tha ai, në Debat Plus në TV Dukagjini, raporton Gazeta Blic.

Limaj tha se kanë biseduar për situatën e paszgjedhjeve.

I pyetur se a kanë biseduar për ndonjë skenar të mundshëm, që VV të mbetet jashtë, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk ka kurrfarë skenari. Dihet kush është partia e parë, kush e dyta e kështu me radhë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Limaj tha se është përgjegjësi e partisë së parë që t’i gjejë partnerët e koalicionit qeverisës.

I pari i Nismës tha se ka pritur që LDK do t’i fitonte zgjedhjet, dhe në atë situatë ne prisnim që të jemi në Qeveri.

Ai tha se janë të përgatitur për të qenë në opozitë.

“Kushdo që më thërret nga partitë politike, unë do t’i përgjigjem asaj ftese”, tha ai pyetur nëse do të shkonte në takim tek Albin Kurti.

Fatmir Limaj e ‘godet’ Lëvizjen Vetëvendosje: Tentoi të falsifikojë rezultatin e zgjedhjeve