Lajme

E thotë deputeti kosovar: Kadri Veselit i ka ardhur në Prishtinë ftesa nga Gjykata Speciale. Nuk shpëton as Hashim Thaçi

01/12/2019 00:42
nga:Gazeta Blic

Kryetari të Kuvendit dhe njëherit kreut të PDK-së, Kadri Veselit i ka ardhur ftesa tashmë në Prishtinë, nga Gjykat Speciale.

kështu ka deklaruar në një intervistë televizive deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

“Nuk e di se a e ka marrë app jo ftesën Kadri Veseli. Por, ftesa nga Gjykata Speciale ka ardhur në Prishtinë”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Tutje, Zeka ka theksuar se as i pari i vendit, Hashim Thaçi nuk do të shpētoj nga kjo Gjykatë.

Madje, ka shtuar ai se Thaçi tashmë ka gjetur edhe avokatët që do ta mbrojnë.

“Gjykata është bërë ekskluzivisht për Hashim Thaçin, nuk është për ty (gazetarit) e mua. Ai mund t’i bëjë 100 marrëveshje me Serbinë, prap nuk shpëton nga Gjykata Speciale”, tha ai.

Ai tha se Thaçi është marrë dy-tri herë në pyetje nga ana e Gjykatës Speciale.

“Zbulon” Milaim Zeka, deputetët dhe ministrat bëjnë biznes me taksën 100% ndaj Serbisë