BLIC.TV

E thotë Daut Haradinaj: Ka 3-4 muaj që nuk biseduar direkt me Hashim Thaçin

11/16/2018 22:30
nga:Gazeta Blic

Sonte i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, është ish- luftëtari i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë takim me presidentin Thaçi, dhe ta ketë pyetur se cili është saktësisht qëllimi i ideve të tij, ai tha se ka 3- 4 muaj që nuk e ka pasur takim direkt me të parin e vendit, dhe të diskutoj për këtë ide.

“Por, e di që ka pasur takime të nivelit të lartë, e di që qëndrimet kanë qenë shumë të qarta, që edhe si Aleancë, edhe si kryeministër, edhe si kryeparlamentar, edhe si partner që kanë qenë në tavolinë, janë kundër shkëmbimet territoriale”, tha ai, raporton gazeta Blic.

Sipas tij, në të gjitha takimet, është thënë shumë qartë se nuk do të ketë shkëmbime territoresh.

“Edhe unë jam shumë i bindur se nuk do të ketë shkëmbime territoresh”, tha ai.

I pyetur se si do të veproj AAK nëse presidenti arrin marrëveshje me Serbinë për shkëmbimet territoriale, ai tha se do të jenë fuqishëm kundër.

“Deputetët e Parlamentit e kanë fjalën e fundit, dhe nuk do të ndryshojnë qëndrim kur në pyetje është territori i Kosovës”, tha ai, raporton Gazeta Blic.