Lajme

E thotë Bekim Jashari: Hamëz dhe Adem Jashari patën oferta prej LDK-së që ta lëshojnë vendin

03/06/2020 00:23
nga:Gazeta Blic

Bekim Jashari ka treguar sot se si Lidhja Demokratike e Kosovës i kishte bërë ofertë Hamëz dhe Adem Jasharit që ta lëshonin Kosovën.

Sipas tij, ofertë të tillë Jasharët kishin marrë edhe nga serbët e shqiptarët.

‘’Kanë pasur shumë oferta. Presion ka pasur mixha në Gjermani. Kanë premtuar që nuk do t’i ngucë kurrkush, as një ferrë në këmbë, veç le ta lëshojnë Kosovën”, është shprehur ai në RTV Dukagjini.

“Oferta nga serbët, shqiptarët, nga LDK. Vetëm le të lëshojnë Kosovën, çka të duan e ku të duan. Por s’kanë dashur”, ka deklaruar Bekim Jashari.

Bekim Jashari: Adem Jashari ishte dërguar për stërvitje në Shqipëri nga LDK-ja

07/02/2020 14:26

Pak e njohim por edhe gruaja e Adem Jasharit, barte municione dhe ishte luftëtare