Lajme

E thotë Baton Haxhiu: Këto janë 3 pabesitë që Albin Kurti ia bëri LDK-së

01/13/2020 18:43
nga:Gazeta Blic

Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk do të duhej t’i zgjatnin kaq gjatë negociatat për formimin e Qeverisë, pas harmonizimit të programit qeverisës.

“Ata që i kanë 60 vota dhe 70 e sa deputetë me minoritetet nuk do të duhej ta zgjatnin këtë cikël takimesh as për dhjetë ditë. Arsyeja e parë: e kanë shumicën; arsyeja e dytë: populli i Kosovës e do ndryshimin dhe arsyeja e tretë është se kanë qenë të gatshëm që të shkojnë edhe në koalicion parazgjedhor. Nuk do të duhej të përmendim arsye tjera pse negociatat po zgjasin kaq shumë”.

Haxhiu në Info Magazine ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit duhet të jetë më duarlirë në negociatat me LDK-në.

“Vonesën e bën gjithmonë fituesi. Ai duhet të jetë më tolerant. Për faktin se është përcaktuar për koalicion me një parti që përcakton ndryshimin, atëherë natyrshëm toleranca i përket partisë fituese, sikurse fajësia”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.

“Nëse hyn në interpretimin e psikologjisë politike të Albin Kurtit kjo gjendje mund të përshkruhet me pak fjali. Kurti dëshiron moment historik dhe sillet sikur ‘Babai i Kombit’ – mënyra e sjelljes është e tillë. Ai nuk lëshon pe si i pari, ka frikë dhe shtyn dialogun, sepse ka menduar se në mars janë zgjedhjet në Serbi. Kur janë shtyrë zgjedhjet në Serbi, ai është ngulfatur. Prandaj, diskursi i VV-së është se duan zgjedhje të reja”.

“VV gjithmonë ka paralajmëruar se do të kishte dëshirë që të merret me drejtësinë dhe gjithë atë që ka të bëjë me procese të sundimit të ligjit. U ka ikur proceseve të rënda, si zhvillimi ekonomik, që ka menduar se do t’i takojnë LDK-së”.

“Pika e parë që i është prishur, iluzioni se mund të bëjë veprime spektakolare me polici. Këtë ia prishi LDK-ja me kërkesën për Ministrinë e Brendshme. LDK ia bën këtë VV-së, sepse nuk i beson”.

“Jam prej atyre që mendon se LDK-ja duhet ta çmitizojë VV-në nga perfeksioni opozitar. Kjo e bën të prekshme VV-në. Dëshira e secilit që ka pak logjikë politike dhe që e ka përjetuar VV-në, e dëshiron në qeverisje. Aty do t’i shohim sa të mirë janë. Nuk duhet dhënë VV-së rasti që të mbetet në opozitë edhe një herë”.

Sipas Haxhiut, VV i ka bërë tri pabesi ndaj LDK-së që nga nisja e bisedimeve mes tyre.

“Zgjedhja e Kryeparlamentarit është pabesia e parë, e dyta publikimi i ministrave dhe e treta fajësimi për Presidentin”.

“Hashim Thaçi dhe Albin Kurti janë takuar edhe dy herë – kanë biseduar gjatë”

05/26/2020 12:45

Thaçi nuk i bie pishman, e quan përsëri Kurtin “uzurpator dhe të paligjshëm”!