Lajme

E thotë Ardian Gjini: AAK nuk ka synim të jetë pjesë e qeverisë, VV dhe LDK le të provojnë bashkë

11/23/2019 23:31
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i parë i AAK-së në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe rreth qeverisë së re dhe mundësinë e përfshierjes së AAK-së në koalicion.

Ai është shprehur se AAK-ja nuk ka synim të jetë pjesë e qeverisë së re dhe ka bërë thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë.

“Aleanca nuk ka kusht të jetë pjesë e qeverisë së re, nuk ka synim të jetë pjesë e saj. Aleanca mendon se qeveria duhet të krijohet sa më shpejtë. Ne mendojmëse fituesi i zgjedhjeve duhet t’i gjejë partnerët e koalicionit siç ka premtuar. VV dhe LDK janë bërë gati të qeverisin bashkë dhe mendojmë se duhet të qeverisin bashkë, Kosova po dëmtohet nga zvarritjet”, tha Gjini.

Më tutje, sa i përket pritjeve për qeverinë e ardhshme, Gjini është shprehur se pret probleme tejet serioze.

“Pa dashtë të jem tepër pretencioz, me ato që po paralajmërohen se do të bëhen, unë i pres disa probleme serioze”, tha Gjini për lajmi.net.E pritjet e tij për punën e qeverisë së ardhshme, Gjini i ka quajtur “punë sizifi”, duke iu referuar mitit antik të absurdit.

“Varet çfarë konsiderohet punë, nëse punë konsiderohet rishikimi i të gjitha atyre që kanë ndodhur edhe ajo është punë, por punë sizifi, nëse shihet punë ndërtimi i sistemit të PR-it qysh tani, edhe ajo mund të jetë punë sizifi për shtetin. Qeveria Haradinaj sa i përket punës në qeverisje ka marrë vendime të guximshme që do të kenë përfitime në shumë vite”, tha Gjini.

01/25/2020 09:09

Partitë politike të zhytura në borxhe, kërcënohen me përmbarim