Lajme

E thotë analisti: Takimin duhet ta thërras Kurti, VV-LDK janë vonuar për marrëveshjen

12/11/2019 11:34
nga:B. D

Certifikimi i rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar që dy javë, por ende nuk është arritur të krijohet Qeveria e re, shkruan GazetaBlic.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje (VV) doli si partia e parë fituese, ndërsa partia pasuese e cila u rendit e dyta nga votat doli Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Por, VV dhe LDK ende nuk kanë arritur ta krijojnë koalicionin qeverisës, edhe pse ishin deklaruar që sapo të arrihej certifikimi i rezultateve nga ana e KQZ-së një gjë e tillë do të ndodhë, por pas certifikimit të rezultateve ndodhi vetëm një takim mes dy liderëve partiak, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, por nuk rezultoi suksesshëm.

Analisti politik, Ramush Tahiri, në një bisedë për GazetaBlic tha se ky takim nuk po bëhet pikërisht për mos dakordimin mes dy palëve, e që problemi tashmë se është i ditur, ka të bëj me çështjen e postit të presidentit dhe ndarjen e ministrive.

“Takimi Kurti-Mustafa nuk po ndodh sepse ende ka takime që duhet me u harmonizu, dallimet janë bërë publike dhe ka të bëj me ndarjen e posteve dhe me pjesën e  ndarjes së pushtetit dhe presidenti kurdo që zgjidhet ai dhe Kryeparlamentari jo siç është e paraparë me Kushtetutë por si duhan ta bëjnë me marrëveshje”, tha Tahiri.

Ai tha se ftesa për një takim me dy palëve, duhet të bëhet nga i parti i partisë së VV-së, Albin Kurti, pasi që partia e tij është ajo që ka fituar në këto zgjedhje.

“Jo ftesën e bën vetëm Kurti për Qeveri, vetëm Kurti sepse vetëm ai e ka të drejtën kushtetuese, është partia e parë dhe për Qeveri duhet Kurti, mirëpo ftesa zyrtarisht bëhet kur të konstituohet Kuvendi, kur të bëhet Kuvendi brenda 15 ditësh presidenti e fton mandatarin, mandatari zyrtarisht duhet ta bëj kabinetin qeverisës me e nxjerrë në Kuvend, por këto po vonohen”, tha Tahiri për GazetaBlic.

Ai tha se VV dhe LDK kanë krijuar shumë vonesa në krijimin e qeverisë, edhe nëse sot do të mund të arrihej marrëveshja prapë duhet pritur sipas afateve ligjore deri sa ta caktoj seancën për krijimin e Qeverisë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Bisedimet që janë bërë VV-LDK janë vonu sepse para zgjedhjeve kanë thënë se po duan me diskutu e me bë qeverinë për koalicion, por tani nuk po merren vesh, por edhe sot po të merren vesh VV-DLK për ndarje ministrore dhe qeverisje prapë duhet pritur konsituimin e Kuvendit, organet e Kuvendit dhe 15 ditë tjera kur ta cakton zyrtarisht Thaçi, ndërsa ende nuk ka asgjë zyrtare”, tha ai.

Tahiri tha se VV dhe LDK nuk kanë zgjedhje tjetër pos ta krijojnë qeverinë sepse kështu ka vendosur populli, por në qoftë se nuk merren vesh atëherë duhet të heqin dorë.

“Nuk shoh zgjidhje tjetër sepse vullneti i popullit është që VV me LDK me bë qeverinë sepse ishin në opozitë dhe tani me e bë qeverinë dhe me dal në pozitë, kështu janë votat sepse po të ishte ndryshe do të bëhej edhe ashtu, këto dy parti duhet ta bëjnë qeverinë ose ta dorëzojnë mandatin, nuk ka zgjidhje tjetër”, tha ai.

Takimi i radhës VV-LDK ende nuk është caktuar, madje një i tillë nuk parashihet të ndodh as sot, pasi që lideri i VV-së, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka të tjera angazhime ku do të takohet me SBAShK-un ku do të diskutohet në lidhje me ekzekutimin e Ligjit për Paga.

Analisti, Ramush Tahiri

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria