Lajme

E thotë analisti politik: Taksa 100% duhet të hiqet gjatë kësaj jave

02/25/2020 23:39
nga:Gazeta Blic

Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti brenda kësaj jave duhet të marrë vendimin për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Në rast se kjo nuk ndodh, sipas Tahirit, jetëgjatësia e qeverisë vihet në pikëpyetje.

“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës. Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike. S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar ai në televizionin publik të Kosovës.

Ideja “gjeniale” e deputetes së LDK-së: Nëse reciprociteti nuk funksionon me Serbinë, mund ta rikthejmë taksën

03/27/2020 23:50

Ramush Haradinaj: Shefi i kabinetit të kryeministrit, ka tri shtëpi në lagjen Marigona, dy prej tyre flitet se janë të Kurtit