Lajme

E thotë Albin Kurti: Kjo është arsyeja pse në Gjermani nuk u takova me Grenell

02/27/2020 19:23
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka takime dhe komunikim të rregullt me faktorin ndërkombëtar.

“Kam komunikim të rregullt, kam pasë edhe sot edhe dje. Tash jam km i Kosovës dhe nuk kam zor që të mbledh poena që është bërë e zakonshme për mua. A kemi dallime? Kemi. Por dialogun, komunikimin nuk e kemi ndalë asnjëherë”.

Kurti ka thënë se në Konferencën e Munich-ut nuk është takuar me të dërguarin amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi që nuk e ka kërkuar personalisht një gjë të tillë.

“Kam zhvilluar takimet që i kam kërkuar. Pra atje kam zhvilluar takime me kryeministrat e vendeve të rajonit dhe me të “State Department” por unë kur kam shkrua në Konferencën e Sigurisë në Munich nuk kam kërkuar takim me Grennel. Nuk ka mundur të ndodhë takimi pa e kërkuar, përveç në korridor. Komunikim me të e kam pasë dhe është i vazhdueshëm”.

“SHBA janë të pazëvendësueshme për ne. Nuk mendoj që mund të kemi superfuqi tjetër – siç ka menduar dikush tjetër – në vend të SHBA. SHBA, NATO, BE, Franca, Gjermania, por edhe Britania dhe shtetet e tjera janë miq dhe partner të Republikës së Kosovës. I mbaj e i mirëmbaj dhe kultivoj marrëdhëniet me ta, por unë ndërkombëtar nuk bëhem dot. Jam shqiptar – Kryeministër i Kosovës”.

Ekskluzive: Përçarje të thella brenda koalicionit, Albin Kurti merr vendimin për taksë pa pëlqimin e LDK-së

03/27/2020 22:41

‘Lajmërohet’ Haki Abazi: Grenell ka mundësi të mos e ketë parë marrëveshjen e Vuciqit dhe Thaçit