Showtime

E thjeshtë në pamje, por ky është çmimi marramendës i kësaj veshje të Rita Orës

06/12/2018 14:02
nga:L I

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora po realizon turin e saj nëpër Evropë të quajtur “Girls”, shkruan Gazeta Blic. Ajo po del mjaft e kënaqur ku stadiumet ku po mbahen koncertet po rezultojnë të mbushura plot me njerëz.

Rita Ora është një nga emrat më të lakuar të momentit, madje me projektin e saj të fundit “Girls” në bashkëpunim me Bebe Rexha, Cardi B dhe Charlie XCX, bëri që ajo të jetë në qendër të mediave rozë, pasi ajo vetëm pak ditë para se të publikonte këtë projekt pranoi se ishte biseksuale.

Ndërsa “Girls” u zbulua se i dedikohej ish të dashurës së saj, modeles së njohur Cara Delevigne.

E përveç se e veçantë në muzikë, ajo cilësohet edhe si një ndër këngëtaret më me stil, ku gjithmonë veçohet nga tjerat, ku markat e njohura gjithmonë janë pjesë e veshjes së saj.

E veshur me një fustan ngjyrë rozë ku sipër mban pëlhurë të zezë transparente me lule ngjyrë portokalli, nga marka e njohur Prada, me një çmim prej 5,040 euro, një palë doreza të gjata ngjyrë të gjelbër të hapur po nga e njëjta markë me një çmim prej 264 euro, si dhe çorapet po nga Prada me çmim prej 90 euro, e që në total arrin shifrën prej 5,394 euro, veshje kjo e cila mund të duket e thjeshtë por që kap një shifër marramendëse./GazetaBlic

06/22/2018 17:21

Me këmishën e zbërthyer, Rita Ora me plot stil ekspozon gjoksin