BLIC.TV

E thekson Veseli: Ushtria e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së

12/21/2018 22:19
nga:FL.B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në “Blic Interview” ka folur edhe për armët të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhuruar Kosovës me rastin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Ai ka theksuar se krijimi i Ushtrisë me 14 dhjetor është ditë heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sipas tij është vazhdimësi.

Veseli ka treguar se sa ka qenë në Amerikë ka marrë pyetje të tilla se ‘mos të gjitha këto armë janë vetëm në fotografi e nuk do t’i shohin fare në Kosovë’, e Veseli ka treguar se që të gjitha ato në fakt janë duke ardhur, por nuk ka specifikuar një datë të saktë.

Ushtria është krijuar me 14 dhjetor, është ditë heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë është vazhdimësi, më lejoni ta theksoj këtë fakt edhe procesi i transformimit tani në Ushtri, od të marrë disa vite, të jemi korrekt, për vet faktin se do të zgjerohen kapacitetet. Tanimë në ushtrinë aktive do të jenë 5-mijë forca të armatosura, do të ketë pajisje. Kemi filluar pajisjet, të cilat janë mjete të blinduara. Do të ketë armatime. Armatime të cilat janë për doktrinën tonë të mbrojtjes të cilën e ka Republika e Kosovës. S’do të jetë doktrinë agresive, por doktrinë e partneritetit, është doktrinë e fqinjësisë së mirë, është doktrinë e kryerjes së obligimeve Kosova me partnerët ndërkombëtarë në fushën globale të sigurisë. Forca e Armatosur, Ushtria e Kosovës është aktualisht një nga forcat më profesionale, shkollimi ka ndodhë në shumicën e akademive më prestigjioze, dhe “spointi” është si të them, në terminologjinë shkencore, “Harvard-i” ndoshta edhe më lartë, mund të gabohem me “Harvard-in” për akademitë ushtarake.

BLIC: A ishe në Amerikë, çka të premtuan?

Po unë isha në “National Defence University”, e jashtëzakonshme – kishte kadet tonë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë përkrahësit tanë më të mëdhenj. Do të na japin përkrahje në armatim, ajo është vetëm duke filluar. Sa isha atje, më pyetnin ‘Kryetar mos po janë vetëm fotografi’ pra ‘a do të vijë ato armatime?’, ato janë duke ardhur në Kosovë. Kosova, Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara të tilla. Do të marrim edhe pajisje të tjera të cilat janë edhe në aspektin më ofensivë por edhe më defensive, për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë në mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore edhe tokësore.” – ka thënë Veseli për “Blic Interview me Astrit Gashin”.

/ © GazetaBlic /

01/16/2019 11:01

Zyrtare: Rahoveci organizator i Final8