Lajme

E pranon Hoti: Gjykata Speciale e padrejtë, por obligim ndërkombëtarë!

01/11/2018 19:16
nga:D.I

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor tё Kosovës dhe janë obligime ndërkombëtare.

“Gjykata Speciale është obligim ndërkombëtar për Kosovën që ka për qëllim që të përgjimi drejtësisë ndërkombëtare. Sado që të themi se është e padrejtë, krejt ato argument janë të qëndrueshme, por kur përballesh me akuza të caktuara siç është Raporti i Dick Martyt në Këshillin e Evropës, miqtë tanë ndërkombëtarë me në krye ShBA kërkojë në të ketë hetim”, tha Hoti sot në emisionin n’kuvend në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të moderatorit Zejdush Kastrati.

Sipas tij edhe kur është krijuar Gjykata Speciale, është përkrahur nga akterët vendimmarrës në Kosovë. “Ka pasur huti këto ditë për të zhbërë Specialën. Ne nuk mund të bëhemi karikaturë që me teke të ndryshme të ndërrojmë qëndrim. Ne jemi shtet serioz. Ne si LDK kemi shprehur qëndrim atë ditë për këto rrethana”, theksoi Hoti.

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, vlerësoi se tre njerëzit që bartin përgjegjësinë në Kosovë, duhet t’i bëjnë ftesë që të aktivizohet sa më parë Gjykata Speciale që të pastrojë akuzat për krimet e pretenduara.

“Nga kjo Gjykatë nuk gjykohet Lufta e UÇK-së dhe lufta për lirinë e Kosovës, nuk i gëzohemi ne kësaj gjykate”, theksoi Hoti.

Shteti i Kosovës sipas Hotit është krijuar nga mbështetja e miqve ndërkombëtar. ‘Shtetësia e Kosovës nuk është konsoliduar ende. Në dy tri vitet e fundit ka pasur ngecje. Nuk e kemi ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi etj. Kauza për demarkacion ka qenë e rrejshme, si rezultat i kësaj kauze qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar. Ne si LDK do të përkrahim këtë ligj. Kryeministri i Kosovës duhet të jep dorëheqje, pasi që ai ka krijuar kauza të rrejshme, ka sulmuar institucionet e Kosovës etj”, tha ai.

Për shkrimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli njëherit kryetar i PDK-së, për Gjykatën Speciale, shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, vlerësoi se në shkrim Vesel më shumë është marrë me LDK-në.

Kurse për zhvillimet e fundit në Lëvizjen e Vetëvendosje, nga e cila së fundi kanë dhënë dorëheqje disa anëtarë të kryesisë përfshirë edhe kryetarin e VV-së, Visar Ymeri, Hoti vlerësoi se për këtë parti është krijuar një mit i rrejshëm. ‘Këto zhvillime në Vetëvendosje janë të pritshme, ka pasur fraza të ndryshme nga kjo parti”, theksoi Hoti.

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, ka folur edhe për punën që po e bën qeveria e Kosovës nën drejtimin e Ramush Haradinaj.

“Nuk është në rregull që paga e kryeministri Ramush Haradinaj për stafin e tij dhe për të tjerët, të rritet brenda një dite. Ky veprim nuk është menduar mirë dhe është jo i drejt. Këto rritjeje janë jo ligjore. Ky kryeministër bëri veprime të ndryshme, nuk është në rregull të thirren dhe të kërcënohen banorët e Shipitullës, nuk është veprim i mirë dhe i guximshëm që të falen miliona euro për ujin”, tha Hoti.

 

01/16/2018 16:01

A e dini se Vlora Dumoshi ishte gruaja e këtij këngëtari të njohur?