Luka Modric sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të luajë për Real Madridin.
Këtë e ka pranuar vetë futbollisti, në një konferencë për media, në vigjilie të përballjes me Athletic Bilbaon, në kuadër të superkupës së Spanjës, përcjell GazetaBlic.
Nënkampioni i botës me Kroacinë, tutje shtoi se bisedimet janë duke u zhvilluar normalisht dhe se vazhdimi i kontratës është në rrugën e duhur.
“Jam në bisedime me klubin dhe vazhdimi i kontratës është në rrugën e duhur. Jam i lumtur sesi po shkojnë gjerat, kaq mund të them”, tha ai.
Kujtojmë se Modric tash e nëntë vite është pjesë e galaktikëve, ndërsa mbetet të shihet sesa do t’i zgjatë kjo aventurë, që deri më tani ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, për të dyja palët.
/GazetaBlic/