Lajme

E pranon Abdixhiku: Gjykata Specialja e padrejtë për Kosovën, por kjo është arsyeja pse jemi pro saj

01/09/2018 21:44
nga:M H

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse Gjykata Speciale trajtohet në vijat e arsyeshmërisë, atëherë nuk ka vend që tash të debatohet rreth saj.

Ai ka thënë se themelimi i Speciales ka qenë zgjidhja më pak e dëmshme për Kosovën.

“Është kosto për gjithë shoqërinë, sepse në gjithë periudhën e pasluftës nuk kemi bërë mjaftueshëm nga përcepsioni i forcave të mëdha për adresimin e krimeve”.

“Është e padrejtë, por obligim ndërkombëtar që duhet ndjekur”, ka thënë Abdixhiku në Zona B.

Abdixhiku ka vazhduar duke thënë se për Specialen është dashur të shtjerrën argumentet në kohën e themelimit të saj.

“Edhe pse është bërë mjaftë, por jemi sjell para aktit të kryer”.

“Ligji nuk ë zhbën Gjykatën Speciale, vetëm e bllokon atë. Diferenca mes shteteve serioze dhe joserioze tregohet me atë se sa respektohen marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

“Kosovës i janë vënë dy alternativa, që të themelohet një gjykatë në bazë të Kushtetutës dhe e dyta që të themelohet një Gjykatë Speciale nga forcat e mëdha politike në botë në bazë të Rezolutës 1244”.

Abdixhiku ka thënë se SHBA kanë paralajmëruar se nuk do të parandalojnë një iniciativë të tillë, ku do të kishte influencë Rusia, nëse Kosova vet nuk e themelon këtë gjykatë.

06/12/2018 19:13

Besa Gaxherri vozit veturën 18 mijë euro